Prindër kujdes! Mos i qëlloni fëmijët, ja çfarë dëmesh i shkaktoni

Një paralajmërim është bërë nga një grupi mjekësh pediatër, të cilët kanë këshilluar të gjithë prindërit që mos t’i qëllojnë fëmijët e tyre, sepse kjo do t’ju sjellë atyre dëmtime të mëdha në tru.

Shpesh prindërit mendojnë se një shuplakë ndaj fëmijëve të tyre do të bëj që këto të fundit të reflektojnë, por në fakt ky është një sjelle e gabuar.

Një gjet ë tillë e ka vërtetuar një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë, e cila zbuloi se shuplaka do të shkaktojë sjellje agresive, ndryshime në tru, abuzim me substanca dhe sjellje vetëvrasëse në adoleshencë.

Për të përmirësuar sjelljen e fëmijëve, mjekët pediatër kanë sugjeruar ndëshkimin e fëmijëve, e cila mund të bëhet me vendosje rregulli dhe reduktim qëndrimi para ekranit.

“Megjithëse shumë fëmijë që janë rrahur janë bërë adoleshentë të shëndetshëm e të lumtur, dëshmitë thonë se shuplaka nuk është e nevojshme dhe rezulton në dëmtime afatgjata”, tregoi studimi.

Akademia gjithashtu paralajmëron që prindërit duhet të heqin dorë edhe nga abuzimet verbale që përfshijnë ofendimin e fëmijëve, pasi mund t’i shkaktojnë depresion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet