Princ Harry-n dhe Rita Orën i bashkon një projekt i rëndësishëm (Foto)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i është bashkuar Princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.

Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.

Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, jug-perëndim të Londrës, të mbrëmjen e së martës.

Ajo e tregoi këtë nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shihej mjaft e kënaqur nga shoqëria  e Princit.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe,”-tha Rita pas takimit me Princ Harry-n.

Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në  vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet