×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Presidenti Trump nderon një tjetër shqiptar me medalje ari, i riu ndan emocionet

Prej vitesh ndihmon njerëz në mënyrë vullnetare, Trump i jep medalje ari shqiptarit Marko Kepi. 30-vjeçari tregon për “Shekulli”-n emocionet dhe planet për të përfaqësuar shqiptarët në Amerikë

Enida Vërça

Edhe tre ditë kanë mbetur nga gara për zgjedhjet që do të mbahen në asamblenë e New York-ut, ku pjesë e tyre është edhe shqiptari Marko Kepi. 23 qershori do të jetë vendimtar për një komunitet të madh shqiptarë i cili punon dhe jeton në këtë zonë, ku Kepi garon. Karriera e gjatë politike dhe puna vullnetare , ka bërë që Presidenit i SHBA-ve, Donlad Trump ta nderoi me medalje ari. 30-vjeçari tregon për “Shekulli”-n se kjo medalje është një tjetër shtysë për të punuar dhe se ndihet tejet mase i motivuar. “Unë jam i nderuar dhe i përulur përjetësisht pasi mora një çmimi të tillë dhe vlerësim kaq të vyer nga Presidenti Trump. Kjo më shtyn vetëm të ec përpara dhe të luftoj për bërë vetëm gjëra të bukura në këtë shtet,” tha Kepi. Me tej shtoi se të emocionuar dhe mjaft krenar janë ndjerë edhe familjarët, miqtë e kolegët me të cilët ndanë punën ndër vite. “Një emocion i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që më njohin dhe kanë besuar gjithmonë tek unë”.

Motivi

Letra përshëndetëse për shqiptarin Kepi përmendi shërbimin e tij në Kishën St. Athanasius në Bruklin, ku ai krijoi fonde për ngritjen e statujës së Nënë Terezës. “Ky çmim tregon pa dyshim se Marko ka përvojën e saktë dhe të nevojshme për të fituar në këtë qark. Ai për vite është trajnuar duke ndihmuar të tjerët për të zgjidhur problem,” tha kongresmeni Grimm. Edhe për këto fjalë kaq motivuese, Kepi u shpreh se do të vazhdojë të bëjë më të mirën. “Çmimi dhe çdo fjalë përshëndes ndaj meje është një shtysë për të vazhduar pa u ndalur kurrë”, deklaroi ai më tej.

Shqiptarët

Kandidimi dhe fitorja e Marko Kepit për zgjedhjet në asamblenë e New Yorkut më 23 qershor, do të jenë një mundësi përfaqësimi i shqiptarëve. Në një intervistë më herët për “Shekulli”-n i riu ka treguar se të drejtat e shqiptarëve do të përfaqësohen denjësisht nëse arrin të fitojë këto zgjedhje. “Nëse ne fitojmë mund t’i japim shumë komunitetit tonë. Këtu janë më shumë se 30,000 shqiptarë, kryesisht nga zone Ulqinit (Ana e Malit) Kraja dhe Dibra”, tregoi ai. Për të garantuar fitoren, Kepi thotë se duhen rreth 2000 vota, por problemi më i madh është fakti se një pjesë e tyre nuk janë legalë. E gjithë kjo nuk u jep të drejtë të zgjedhin apo votojnë për t’u përfaqësuar.

Kepi u largua nga Shqipëria në prill të 2001, kur ishte vetëm 10-vjeç, por gjithmonë ka shpresuar se një ditë do të përfaqësojë në botë vlerat e këtij shteti. Ai thotë se në këtë moshë ka qenë i angazhuar në fushën e sportit dhe atë politikë po ashtu. 30-vjeçari beson se me fitoren e këtyre zgjedhjeve, do të arrijë të hap dyert e shkollave shqipe në New York, apo edhe të qendrave kulturore. “Komuniteti shqiptar përveç vetëqeverisjes, do i hapen dyert që të kenë shkolla shqipe, qendra kulturor, programe për moshat e treta, qendra punësimi, mbështetje mjekësore. Nuk do të jetë më nevoja që shqiptarët të lobojnë me mijëra dollarë që një politikan të mbrojë të drejtat e tyre, por do kenë një shqiptar që do ta bëjë atë me gjithë zemër”, tregoi ai më herët.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lëvizte në mbrëmje pas orës policore, karabinierët arrestojnë trafikantin shqiptar të kokainës

Lëvizte në mbrëmje pas orës policore, karabinierët arrestojnë trafikantin shqiptar të kokainës

Publikuar më 04.05.2021
Karabinierët në Venecia të Italisë kanë arrestuar një 24-vje...

Karabinierët në Venecia të Italisë kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar. Shqiptari me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona, duke mos respektuar kështu orën policore. Policia italiane ndoqi shqiptarin, e ky i fundit tentoi arratisjen. Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të […]

Lexo më shumë

Vrau Armando Beqirin në derën e shtëpisë, zbardhet dëshmia e ekzekutuesit

Vrau Armando Beqirin në derën e shtëpisë, zbardhet dëshmia e ekzekutuesit

Publikuar më 03.05.2021
Angjelin Stërkaj autori i vrasjes së Armando Beqirit në 17 s...

Angjelin Stërkaj autori i vrasjes së Armando Beqirit në 17 shkurt të këtij viti në Islandë, në dëshminë që ka dhënë, ka theksuar se personat e tjerë që ishin arrestuar nuk kishin të bënin aspak me ngjarjen. Stërkaj është shprehur se të ndjerin e ka vrarë për arsye personale mes tyre pasi i ndjeri e […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë festoi ditëlindjen, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në Itali pasi shembet magazina e Amazon (Emri)

Dy ditë më parë festoi ditëlindjen, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në Itali pasi shembet magazina e Amazon (Emri)

Publikuar më 29.04.2021
Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në ...

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Mediat italiane raportojnë se shtetasi shqiptar, i identifikuar si Flamur Alsela, humbi jetën ndërsa po punonte në ndërtimin e një qendre të re shpërndarjeje të kompanisë Amazon në, Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali. […]

Lexo më shumë

Hodhën kavanozin me kokainë nga dritarja, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

Hodhën kavanozin me kokainë nga dritarja, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

Publikuar më 24.04.2021
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali...

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali pasi u kapën duke transportuar kokainë me automjetin e tyre. Referuar mediave italiane bëhet me dije se të rinjtë fillimisht hodhën një kavanoz nga dritarja dhe nxituan t’ia mbathin nga vendin e ngjarjes. Policia u vu pas tyre dhe më pas i arrestoi. Të […]

Lexo më shumë

Italiani ndërhyri për të shuar debatin me një vajzë, 16-vjeçari shqiptar e qëllon disa herë me thikë

Italiani ndërhyri për të shuar debatin me një vajzë, 16-vjeçari shqiptar e qëllon disa herë me thikë

Publikuar më 23.04.2021
Një i ri shqiptar, ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian...

Një i ri shqiptar, ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian, të quajtur Michele Dal Forno. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Veronës. Raportohet se autor i sulmit është një 16-vjeçar shqiptar, identiteti it ë cilit nuk bëhet i ditur. 21-vjeçari i dëmtuar, që ka marrë plagë të rënda në faqe, […]

Lexo më shumë

Probleme me drejtësinë britanike, kush është pronari i ‘ML’ që lëvizte në Elbasan pa targa dhe me xhama të zinj

Probleme me drejtësinë britanike, kush është pronari i ‘ML’ që lëvizte në Elbasan pa targa dhe me xhama të zinj

Publikuar më 23.04.2021
Mehmet Greca,  zotëruesi i automjetit tip “Benz ML” pa targa...

Mehmet Greca,  zotëruesi i automjetit tip “Benz ML” pa targa që u bë shkak për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, dy ditë më parë, rezulton të ketë patur probleme me drejtësinë britanike. Janë mediat e kësaj të fundit, të cilat i kanë kushtuar një artikull 37-vjeçarit i cili sapo ka dalë nga burgu ku vuante dënimin […]

Lexo më shumë

Bashkautor i krimit terrorist në Francë/ Arrestohet pas 5 vitesh në Itali 29-vjeçari shqiptar me 4 emra

Bashkautor i krimit terrorist në Francë/ Arrestohet pas 5 vitesh në Itali 29-vjeçari shqiptar me 4 emra

Publikuar më 22.04.2021
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e n...

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për terrorizëm. Operacioni i koduar “Promenade”, me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze. Lokalizohet nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, kapet dhe arrestohet në Itali 29-vjaçari nga Peqini. Pas një pune […]

Lexo më shumë

Shqiptarët emigrantë kundërshtojnë karantinën: Duam të votojmë, është shkelje e të drejtave

Shqiptarët emigrantë kundërshtojnë karantinën: Duam të votojmë, është shkelje e të drejtave

Publikuar më 20.04.2021
Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga ...

Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia, do të duhet që të karantinohen për 14 ditë, sipas një vendimi të fundit të Komitetit Teknik që Ekspertëve, që nxjerr udhëzime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Ky vendim nuk është pritur […]

Lexo më shumë