Presidenti tregon “muskujt” e shtetit, shkatërron me buldozerë makinat luksoze (VIDEO)

Foto 2 nga 3 Pas Para

Rreth 30 automjete luksoze që ishin importuar ilegalisht janë shkatërruar në Filipine. Procesi është mbikëqyrur nga afër nga presidenti me “dorë të hekurt” Rodrigo Duterte.

Bulldozerët dhe mjetet e rënda shkatërruan sot makinat e shtrenjta, në një manifestim që synonte të tregonte “muskujt” e shtetit përballë krimit.

Pas shkatërrimit të makinave, presidenti Duterte u shpreh: “Tani t’i çojmë për skrap, askush nuk mund të ketë makina të tilla”. Mes makinave të shkatërruara ishin markat më luksoze dhe më të njohura ndërkombtarisht.

Doganat kanë sekuestruar 2.93 milionë dollarë makina kontrabandë vitin e kaluar, si pjesë e mallrave të sekuestruara në rreth 866 milionë dollarë, sipas të dhënave qeveritare.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet