Presidenti Meta dekreton tre ambasadorë

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Ferit Hoxhës, ambasador pranë Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencën dhe Kulturën, UNESCO, rezident. Po ashtu Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të zonjës Venera Domi ambasadore pranë UNESCO, rezidente. Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e zonjës Ravesa Lleshit si ambasadore në misionin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.

Meta ka dekretuar shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për vendin vakant gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant “gjyqtar” pranë Gjykatës Kushtetuese. /D.Xh/