Presidenti kërcënoi arbitrin me pistoletë në brez, Greqia ndërpret kampionatin (FOTO)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Kampionati grek i futbollit do të ndërpritet për një afat të pacaktuar.

Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke pas ngjarjeve të një dite më parë në stadiumin “Tumba” të qytetit të Selanikut.

Vendimi është marrë mesditën e sotme pas një takimi që ka pasur me kryeministrin grek Alexis Tsipras, zv.ministri i Atletikës Georgios Vasiliadis.

“Për mëse 3 vite qeveria greke ndodhet në një betejë për të normalizuar situatën në kampionatin grek dhe në sektorin e futbollit në përgjithësi. Për arritjet që kemi bërë, duke marrë përsipër edhe koston politike, nuk do të lejojmë fenomene të tilla të së kaluarës, që na kthejnë pas”, tha ai.

Në ditët në vijim priten kontakte me përfaqësues të ekipeve greke dhe UEFA-s. Nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë kampionati nuk do të fillojë, çka e lë të hapur mundësinë për një “Grexit” për futbollin grek, e thënë ndryshe mospjesëmarrje në kupat e Europës.

Kujtojmë që presidenti ruso-grek i PAOK-ut, Ivan Savidis hyri në fushë me një pistoletë personale në brez duke kërcënuar me jetë arbitrin e ndeshjes.

Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të vonuar të golit të vetëm të takimit, në minutën e 90.

Të tjera

Abissnet