Presidenca vishet me ngjyrat e Italisë: Itali jemi me ty, të bashkuar do t’ia dalim!

“Itali jemi me ty, të bashkuar do t’ia dalim!”

Presidenca e Republikës së Shqipërisë solidarizohet me Italinë mike, në emergjencën që po kalon si pasojë e pandemisë së koronavirusit, me këtë mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook,

Këtë mbrëmje Selia e Presidencës është ndricuar me tre ngjyra, të kuqe, të bardhe dhe të gjelbër, ngjyrat e flamurit italian në shenjë solidariteti me këtë popull.

Kujtojmë se Italia po kalon momente shumë të vështira gjatë kvsaj kohe dhe është ndër vendet më të prekura nga COVID-19. Qeveria shqiptare ka dërguar 30 mjekë në Itali në shërbim të nevojave emergjente në spitalet e shtetit italian për të trajtuar pacientët me koronavirus. Italia sot ka raportuar tv dhënat e 24 orëve të fundit ku janë regjistruar edhe 837 viktima të tjera ditën e sotme ku zona më e prekur është Lombardia në të cilën sot u shënuan rreth 400 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet