Premçi: Nuk ndërhyjmë te City Park, u thamë mos dilni jashtë, ata shkojnë për shooping!

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

“Nuk kemi detyrë të ndërhyjmë tek City Park, pasi ne i kemi paralajmëruar (qytetarët) që pas orës 18:00 të mbyllen në shtëpi, e jo të dalin për të bërë shopping…”.
Kjo ishte deklarata e bërë nga kreu i Emergjencave Civile Shemsi Pemçi, pasi u pyet se përse nuk po ndërhynë për të shpëtuar mbi 200 qytetarë të ngujuar nga uji në katin e dytë të qendrës tregtare.
Mbrëmjen e djeshme, në këtë qendër u bllokuan një numër i madh qytetarësh, të cilët kishin dalë për të bërë blerje. Por, pasi mbaruan punë ata kanë dalë aty vetëm me gomone.