×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për Ballkanin Perëndimor. Ai pason Dubravka Negre, mandati i së cilës përfundoi në mes të janarit.

Zëvendës-presidentja e BEI-së, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Lilyana Pavlova deklaroi se: “Ne presim me padurim të prezantojmë iniciativat tona të reja për këtë rajon kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen nga Covid-19 dhe tranzicionin e ekonomisë drejt një tregu të përbashkët të qëndrueshëm, të lidhur, digjital dhe të gjelbër. Si Banka e BE-së, ne do t’i qëndrojmë angazhimit tonë për të ndihmuar në rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejshëm në rrugën e BE-së, në përputhje me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian dhe iniciativën Team Europe. Këto iniciativa janë thelbësore për krijimin e një tregu rajonal më konkurrues dhe të integruar brenda zinxhirëve të vlerave të BE-së dhe kushteve më të mira të jetesës për njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Si përfaqësues i ri në rajon, ne jemi të sigurt që Z. Bragonzi do të jetë në gjendje të çojë më tej arritjet e fundit dhe të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në aktivitetin e Bankës në fushat e lidhshmërisë së transportit, NVM-ve dhe zhvillimin e infrastrukturës jetësore, digjitalizimit, tranzicionit të gjelbër dhe inovacionit. Përmes zyrave tona lokale në të gjithë rajonin, duke zgjeruar kështu praninë e BEI-së, ne zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe të frytshme me partnerët tanë lokalë që mund të mbështeten në mbështetjen tonë teknike dhe financiare për zbatimin e investimeve të tyre kryesore me rëndësi strategjike në këto sektorë”.

Me marrjen e detyrës së re, Alessandro Bragonzi deklaroi: “Është një nder i madh për mua të marr përsipër përgjegjësi të reja në rajon në një kohë kur rajoni po përballet me një vit tjetër sfidues. Ballkani Perëndimor u ndikua shumë nga pandemia dhe mbetet i cenueshëm nga goditjet e mëtejshme.  BEI-ja ka për përparësi të forcojë ekonomitë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor, ndërkohë që lufton për rimëkëmbje të zgjuar dhe të gjelbër. Unë pres me padurim që të angazhohen me qeveritë, sektorin privat dhe të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe institucionet e tjera financiare me qëllim rritjen e prodhimit të energjisë së ripërtërishme dhe efikasitetit të energjisë, mbështetjen e transportit të qëndrueshëm, rritjen e disponueshmërisë së strehimeve sociale dhe të përballueshme dhe aksesin në ujë dhe ndihmën për kompanitë e sektorëve të ndikuar më shumë nga pandemia.”

Si pjesë e Team Europe, prioritetet e BEI-së për Ballkanin Perëndimor do të vijojnë të jenë (i) mbështetja për rimëkëmbje nga Covid-19, (i) forcimi dhe modernizimi i infrastrukturës jetësore, dhe (iii) adresimi i nevojave të financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes bankave partnere. Banka BE-së do të nxisë investime që inkurajojnë lidhshmëri më të mirë dhe të gjelbër, infrastrukturë moderne, sektor të fortë privat dhe tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale, në përputhje edhe me Planin Ekonomik dhe të Investimeve.

Para se të merrte këtë pozicion, ai ishte përfaqësuesi i BEI-së për Shqipërinë, përgjegjës për aktivitetet institucionale dhe operacionale në këtë vend, si dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Z. Bragonzi është pjesë e BEI-së që prej 11 vjetësh. Para detyrës së tij aktuale, ai kontribuoi në zhvillimin e aktivitetit të administrimit të instrumenteve financiare të BE-së gjatë mandatit të Bankës dhe ai ka vlerësuar, strukturuar dhe negociuar financimin për projektet e investimeve, huadhëniet për qeveritë, bankat dhe financimin e projekteve, si dhe ekipet udhëheqëse shumë-disiplinore.

Si investitori më i madh në rajon, BEI-ja ka zhbllokuar mbi 8.6 miliardë euro që nga viti 2009 në mbështetje të modernizimit të infrastrukturës jetësore dhe zhvillimit të sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Deri më sot, BEI-ja ka investuar 365 milion euro në sektorë të kujdesit shëndetësor, përfshirë rikonstruksionin e Qendrave Klinike në Nish dhe Banja Luka dhe 21 spitaleve rajonale. Me investimin e mbi 2 miliardë eurove, ajo ka kontribuar në ndërtimin e qindra kilometra autostradash përgjatë rrugëve kryesore rajonale. Për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, banka ka zhbllokuar mbi 4 miliardë euro deri më sot, e cila ka ndihmuar në ruajtjen e mbi gjysmë milioni vendeve pune në Ballkanin Perëndimor. Vetëm në vitin 2020, Banka e BE-së ka mobilizuar më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar në zbutjen e efekteve negative të pandemisë së Covid-19.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët po kursejnë dhe te ushqimi, familjet e arsimuara ulën konsumin e tyre, 7 qarqet me rënien me drastike

Shqiptarët po kursejnë dhe te ushqimi, familjet e arsimuara ulën konsumin e tyre, 7 qarqet me rënien me drastike

Publikuar më 12.02.2021
Familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kanë ulu...

Familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kanë ulur konsumin në vitin 2019 në raport me vitin 2017, në pjesën më të madhe të qarqeve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë në Kukës ulën konsumin me 32% në vitin 2019 në raport me vitin 2017. […]

Lexo më shumë

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Publikuar më 04.02.2021
Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e fir...

Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e firmosur nga Kryeministri Edi Rama, në bazë të së cilës, shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Vendimi titullohet: “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, […]

Lexo më shumë

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Publikuar më 03.02.2021
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përs...

Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave. Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash […]

Lexo më shumë

Gjermania investitori më i madh në Shqipëri, mbështet me rreth 125 milionë euro ekonominë e vendit

Gjermania investitori më i madh në Shqipëri, mbështet me rreth 125 milionë euro ekonominë e vendit

Publikuar më 28.01.2021
Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështe...

Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështesë katër vitet në vijim investime në sektorët e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit në Shqipëri. “Kjo mbështetje, që vjen kryesisht në formën e kredive të buta, ka për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës […]

Lexo më shumë

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Publikuar më 02.01.2021
Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumë...

Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumës që jeni paguar në secilën prej tyre, duhet të hiqni para mënjanë çdo muaj, në mënyrë që të mos ju rëndojë kur të duhet të paguani tatimin shtesë deri në fund të prillit 2021. Këtë formë kursimi do të duhet ta bëni tashmë çdo muaj […]

Lexo më shumë

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Publikuar më 01.01.2021
Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plo...

Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plotë fiskale siç ka ndodhur vitet e kaluar, për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. Megjithatë, ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar, duke filluar nga rritja e pagës minimale e maksimale, bërja zero […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Publikuar më 24.12.2020
Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritj...

Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritje ekonomike negative, ndikuar nga pandemia e COIVID 19 Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia e vendit ra me 3.47 përqind, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë ishte regjistruar […]

Lexo më shumë