Prangoset shqiptari në Itali, e kishte mbushur makinën me drogë (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Një 38-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane të Firences, pasi akuzohet për trafikim marijuane.

70 marijuanë janë sekuestruar në automjetin tip “’Renault Koleos”. Nëse do të shitej në doza të vogla lënda narkotike do të kapte vlerën 350 mijë euro. Lënda narkotike ishte e paketuar në 4 thasë.

Shqiptari përfundoi në prangat e policisë falë sinjalizimeve të hetuesve italianë që informuan se 38-vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Automjeti është vënë nën sekuestron e policisë italiane, ndërkohë që ndaj shqiptarit u lëshua urdhri i arrestit me burg.

Të tjera

Abissnet