Prangoset 32-vjeçari shqiptar, dyshohet se ekzekutoi avokatin në Greqi

Publikuar më 31. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një 32-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se autori i vrasjes i avokatit Mixalis Zafeiropoulos në Greqi është arrestuar nga policia greke.

Mediat helene raportojnë se policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen Kallitha, ku u gjetën armë zjarri.

32-vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra. Ndërkaq, policia greke është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të vrasjes së avokatit, i cili u ekzekutua në firmën e tij ligjore më 12 tetor.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t’i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje.

Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit.