Prangosen tre shqiptarët në Itali, tentuan të vrasin dhe të arratiseshin për në Tiranë

Tre 18-vjeçarë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë në Bolonja, pasi akuzohen për tentativë të rëndë vrasjeje.

Bëhet fjalë për shtetasit Klodian Mhilli, Klevjan Musaku dhe Xhoni Cani, që janë përgjegjës për sulmin ndaj dy bashkëkombësve të tyre 17-vjeçarë të dielën e kaluar.

Mësohet se sulmi ndodhi në Piazza del Nettuon, dhe të plagosurit u dëmtuan në veshkë dhe mëlçi.

Menjëherë mbërriti në vendngjarje ekipi i ndërhyrjes së shpejtë, por Klodian Mhilli ia doli të arratisej.  Ai u ndalua të hënën në aeroportin e Malpensa në Milano teksa donte të nisej për në Tiranë.

Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Xhoni Cani.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet