Postimet që na mbushën me dashuri, urimet më romantike të personazheve VIP për Shën Valentin

Sigurisht që dashuria nuk duhet të demonstrohet vetëm në një ditë, por Shën Valentini është një rast i veçantë për të shprehur hapur gjithë ndjenjat për njeriun e zemrës. Dashuria e ka bërë gjithmonë botën të lëvizë, sepse prania e saj i jep shpirt çdo momenti dhe prandaj në këtë Shën Valentin shumë personazhe të njohur kanë nxjerrë në pah anën e tyre më romantike.

As të famshmit nuk janë imunë ndaj fuqisë së kësaj dite, ndaj nuk janë menduar dy herë që me anë të një fotoje apo disa fjalëve të shprehin publikisht dashurinë. Personazhet e njohur shqiptarë kanë publikuar në rrjete sociale disa nga fotot më të bukura me partnerët, për t’ju treguar të gjithëve se dashuria i bën më të veçanta ditët e tyre.

Disa kanë zgjedhur të urojnë me një foto që flet më shumë se gjithçka tjetër, ndërsa të tjerë i kanë shoqëruar edhe me dedikime romantike.

View this post on Instagram

Happy spirits inside and out❤

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

View this post on Instagram

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj) on

View this post on Instagram

Se të dua sy gjelbërti im 💚 Foto: Bora Beqa 💚 #YesForLove

A post shared by ORGESA ZAIMI (@orgesazaimi) on

View this post on Instagram

Gezuar. Le te shpertheje dashuria…! 😉

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Një pjesë ky Shën Valentin i ka gjetur në destinacionet më të bukura turistike, për ta memorizuar përgjithmonë këtë ditë.

Sigurisht që vajzat e kanë më të lehtë t’i shprehin publikisht ndjenjat, por shumë meshkuj kanë qenë prezentë në rrjete sociale me dhuratat domethënëse për partneret.

Nga ana tjetër, të tjerë, përveç dashurisë nuk kanë nguruar të tregojnë edhe realitetin, që në fund të fundit është i ngjashëm me përditshmërinë e çdo çifti në Shqipëri. Për shembull, moderatorja Fiori Dardha i ka bërë një dedikim shumë special bashkëshortit të saj, duke treguar se të gjithë jemi njësoj, sepse edhe të famshmit kanë problemet e tyre të përditshme, që ndoshta në ditë të tilla vihen më shumë re. “Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend se je 40 vjeç!’. Këtë ‘40 vjeç’ për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… Gëzuar (dhe t’ja kursejmë vetes klishetë ‘Shën Valentin përditë’”, ka shkruar Fiori Dardha në urimin e saj.

Megjithatë dashuria e vërtetë nuk duket vetëm në çastet e bukura, sepse një lidhje bëhet më e fortë, kur çdo sfidë e jetës kalohet në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet