Postimet në mbështetje të Soleimani-t, kjo është lëvizja e fundit e “Instagrami”-t

Postimet në mbështetje të gjeneralit të vrarë iranian Qassen Soleimani po fshihen nga “Instagrami”. Platforma përmbush kështu sanksionet amerikane ndaj Iranit, vend me të cilin SHBA është përfshirë në konflikt.

Ndërkohë që presidenti Trump bëri me dije sanksionet ndaj Irakut, një zëdhënës i “Facebook” konfirmoi për CNN lajmin për fshirjen e postimeve.

“Instagrami” ishte e vetmja dritare mes rrjeteve sociale në Iran, pasi “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar nga qeveria.

Zyrtarët iranianë kanë reaguar menjëherë pas vendimit për bllokimin e postimeve në mbështetje të gjeneralit të vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”.

Të paktën pesëmbëdhjetë gazetarë iranianë kanë raportuar se llogaritë e tyre janë pezulluar, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet