Poshtërimi në ndeshjen me Francën

Albert V. Nikolla

Vendosja e Himnit të Andorës në vend të Himnit Shqiptar, të shtunën në darkë më 7 shtator 2019, në ndeshjen France-Shqipëri, nuk ishte e rastësishme, por një akt i qëllimshëm nga ana e francezëve. Nuk ishte ndeshja e parë mes këtyre dy shteteve, por ndeshja e pestë apo e gjashtë Brenda këtyre pesë viteve të fundit, dhe thuajse edhe një francez rruge e njeh pak a shumë melodinë e himnit shqiptar pasi e ka dëgjuar mbi 5 herë transmetimet futbollistike të stacioneve TF1 apo M6, jo më specialisti i fonisë së Stadiumit France, që është natyrisht një profesionist, e ka për detyrë ta ndajë menjanë dhe ta lërë gati për emetim para ndeshjes. Por strategjia ishte e mirë-menduar, dhe synohej tu thuhej lojtarëve shqiptarë që ju jeni një « komb që nuk ekzistoni, ne ju përbuzim, ne ju marrim nëpër këmbë, ne ju privojmë dhe nga himni juaj ». Dhe kjo e dha efektin e vet në fushën e lojës. Si për ta menderosur dhe më keq punën, pikërisht ai specialisti që kish keq-vendosur himnin, u kërkoj falje Armenëve, pra fyerja vazhdoi deri në fund. Praktikisht ai nuk u kërkoi falje shqiptarëve.

Si duhej vepruar nga kombëtarja Shqiptare. Ka një nen në rregulloren e UEFA-s që thotë se “Nëse pala pritëse nuk është në gjendje të Organizojë ndeshjen, ndeshja anulohet dhe pritet vendimi i UEFA-s”. Pra duhej refuzuar kategorikisht të luhej ndeshja, sepse pala franceze, nuk ishte ne gjendje të organizonte ndeshjen, sepse përdorimi i një vie melodike melodie tjetër në vend të Himnit tonë, nuk ishte një gabim teknik, por një fyerje e ndjenjave kombëtare dhe në akt racist nga ana e palës franceze. Në kësi rastesh, depozitohet një notë proteste e delegacionit shqiptar pikërisht përfaqësuesit te UEFA, ku arsyetohej arsye e tërheqjes nga Evenimenti. FSHF-ja më pas duhej të kërkonte menjëherë një fitore afrofe 0 : 3 për shqiptarët, ose në rastin më të keq riluajtja e ndeshjes në një fushë asnjanëse, meqë pala pritëse, ajo franceze, nuk është në gjendje të organizojë në mënyrë korrekte ndeshjen. E dyta, duhej t’i kërkohej UEFA-s që  sipas ligjit, të gjobitej Federata Franceze, për aktin e turpshëm dhe denigrues ndaj Himnit Kombëtar të një shteti. E treta qeveria shqiptare, ministria e punëve të jashtme, duhej  të thërrite Ambasadorin Francez dhe t’i dorëzonte një notë proteste. (Në djall nëse Franca do të pengojë vendimin për marrëveshjen e Aderimit me BE-në. Një komb krenar, nuk ka nevojë të hyjë në Evropë i nëpërkëmbur, nëse Evropa na përbuz”).  Trajneri i Francës Didier de Champs, i njihte mirë këto rregulla të UEFA-s ndaj shpejtoi të kërkonte falje. Sinqerisht nuk e di se ku e kanë gjetur një trajner të moshuar si Edi Reja, që nuk reagoi sipas Rregullores së UEFA-s për kombëtaren tonë, dhe nuk urdhëroi skuadrën të tërhiqej. Zgjidhja më e mirë për kombëtaren do të ishte Besnik Hasi, ish kapiteni i Kombëtares. Normalisht, ai ishte i vetmi trajner që mund ta merrte Kombëtaren shqiptare për ta drejtuar, dhe jam i sigurtë që do të sillte suksesin e kualifikimit. Është e qartë se Franca, nëse shqiptarët do të kryenin një akt të tillë ndaj tyre, do të braktisnin ndeshjen dhe do të kërkonin fitoren në Tavolinë.

Krejt e kundërta po ndodh me shtetin e Kosovës. Kujtojmë këtu, që Majlinda Kelmendi, e vetme, nuk pranoi të Konkurronte në Kampionatit botëror në Rusi, dhe e detyroi këtë shtet superfuqi të transmetonte himnin e Kosovës në mënyrë korrekte, (vetëm 10 vite shtet). Sepse gjithkush është i detyruar t’i respektojë rregullat ndërkombëtare dhe rregulloret e Federatave.

Problemi është se himni i Andorës në vend të himnit shqiptar, nuk ishte thjesht një skandal sportiv, por një skandal diplomatik. Po kur në krye të diplomacisë shqiptare kemi  një djalosh 28 vjeç që ka lexuar libra sa tre herë të gjithë ne( këtë e ka deklaruar Edi Rama, a thua se u ka mbajtur qiri shqiptarëve të tjerë, sesa libra kanë lexuar) dhe nuk e di sesi mbrohet nderi i një kombi dhe një shteti në rrugë diplomatike, nuk na mbetet veçse të ulim kokën nga turpi! Se ne jemi të poshtëruar nga drejtuesit tanë. Në kësi rastesh skandaloze dërgohen nota proteste për cenim të krenarisë kombëtare në një eveniment ndërkombëtar. Po mesa duket punët do të shkojnë kështu për faqe të zezë, shteti do nëpërkëmbet pa ndërprerje. Me një shtet katroni, të modelit Edi Rama, ne shqiptarët nuk mund të presim vetëmse poshtërim. Aq’sa një pesë e madhe e shqiptarëve, tanimë të integruar në Evropë, e fshehin origjinën e tyre… Si përfundim mu kujtua një bisedë spontane që pata para shumë kohësh me Ismail Kadarenë, në Bruksel, në qendrën Kulturore Bellone, më 2010 ku ai ishte i ftuar nga institucionet kulturore evropiane. Krejt spontanisht e pata pyetur në fund të takimit tek koktej, se nga kush i vjen e keqja Shqipërisë : Ai më qe përgjigjur siç di vetëm ai: ‘Nga Donkishotët dhe Krimbat… Don Kishotët kanë aftësinë ta kthejnë gjithçka në qesharake, dhe krimbat të shkatërrojnë gjithçka, sepse janë krijesa gjithçka-ngrënëse.”

Asokohe, thashë me vete se Kadareja nuk ish në terezi… po sot pas skandalit të Francës, kam kuptuar se thëniet gjenive , janë profetizomë për kohërat e vështira që një komb përjeton…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet