×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Populli ka nevojë të zgjedhë drejtpërdrejt përfaqësuesit e tij

Vladimir Lulaj

Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’

Faktori ndërkombëtar po u lutet për marrëveshje forcave politike thellësisht antipopullore dhe antidemokratike, që prej 30 vitesh keqqeverisin, duke gjeneruar kriza pas krizash dhe duke mos rikthyer demokracinë reale në vendin tonë. Ndërkobmëtarët pra janë dakord që të vijojë shtypja antiligjore në Shqipëri dhe, për hir të stabilitetit fals, të mbijetojë shteti politik, partitë-shtet, triada destruktive PS-PD-LSI, ose i “famshmi” këshill politik që kërkon të ruajë sistemin elektoral proporcional rajonal, të pakorigjuar me sistemin proporcional kombëtar.

Shqipëria është Republikë parlamentare, ndaj nuk ka logjikë të aplikojë një sistem elektoral të mbretërive konstitucionale, siç janë ato të Mbretërisë së Spanjës dhe të Mbretërisë së Danimarkës, që aplikojnë sistemin elektoral proporcional, të korigjuar me sistemin proporcional kombëtar, të përllogaritur sipas metodës D’Hond. Përse ky lloj sistemi për Shqipërinë, që është Republikë parlamentare, që nënkupton zgjedhjen e deputetëve drejtpërdrejt nga Sovrani Popull në zona njëemërore?!.

Sepse, qysh në 21 Prill 2008, në Shqipëri ka ndodhur puçi antikushtetues, është rrëzuar Republika, janë ndryshuar pa referendum popullor 11 nene themelore të Kushtetutës së 28 Nëntorit 1998, që u miratua me referendum popullor dhe është mundësuar emërimi i deputetëve me lista të mbylluara nga kryetarët jollogaridhënës të partive politike, që de jure ua “dhurojnë” pushtetin e deleguar politik elektoral kryetarit të partisë, i cili bëhet de jure dhe de facto “pronar” i pushtetit. Shqipëria ka nevojë për shtetin e munguar Juridik, për një qeveri llogaridhënëse të dalë nga vullneti elektoral i Sovranit Popull dhe në shërbim të tij.

Që të ndodhë kjo populli ka nevojë të zgjedhë drejtpërdrejt përfaqësuesit e tij. E vetmja mënyrë për ta realizuar është adaptimi i sistemit elektoral maxhoritar me zona njëemërore për të zgjedhur drejtpërdrejt 100 deputetë dhe duke alokuar 40 karrige depuetetësh partiakë, nga të cilat përfiton çdo subjekt konkurues partiak që fiton 2.5% e më shumë të votave të përgjithshme. Për të mundësuar sistemin elektoral maxhoritar me 100 zona njëemërore, të kombinuara me sistemin proporcional kombëtar, lypset të rikthehemi te Kushtetuta referendare e 28 Nëntorit 1998, duke shpallur të pavlefshme 11 nenet e ndryshuara pa referendum popullor nga marrëveshja antikushtetuese Berisha-Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Publikuar më 01.07.2020
Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë ...

Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë […]

Lexo më shumë

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Publikuar më 01.07.2020
Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me ...

Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me njëri-tjetrin dhe një grua arbiter që qendron indiferente ndaj lojës. Tani, mendoni që në vend të topit, ajo që ata i gjuajnë me ashpërsi njëri-tjetrit është e ardhmja juaj. Do ishte e pandjeshme, revoltuese, e paligjshme. Kjo është situata skandaloze ku gjenden 315 -ish-studentë të […]

Lexo më shumë

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Publikuar më 30.06.2020
Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësi...

Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësisht makiaveliste, por mbetet një ndër shkollat më të rëndësishme politike në botë dhe më të vështirat për të kuptuar e për tu interpretuar. Edhe pse Italia është një Republikë Parlamentare dhe realisht sovraniteti duhet t’i përkas popullit, në fakt sovraniteti ka qenë vazhdimisht në dorë […]

Lexo më shumë

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Publikuar më 30.06.2020
Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese...

Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese e kanë tronditur plotësisht Botën tonë në të gjitha dimensionet e saj, dhe estabishmenti politik me shumë  vështirësi po përpiqet ta menaxhojë dhe përballet me sfidat e tij. ( Ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave […]

Lexo më shumë

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Publikuar më 29.06.2020
Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e v...

Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA-të mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e […]

Lexo më shumë