Pompeo për Shqipërinë: Përshëndesim vendimin e BE, të luftohet korrupsioni!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Bashkimit Europin për t’i dhënë një shans Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian.

Edhe pse Bashkimi Europian është konfident për integrimin e Shqipërisë, përsëri mbetet punë e madhe për tu bërë.

Primare, sipas Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, është lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Michael R. Pompeo, Sekretari i Shtetit

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ata fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën e tyre perëndimore.

Ky vendim forcon më tej të ardhmen e Europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës e cila i lejon Maqedonisë Veriore të përparojë në Bashkimin Europian dhe qëllimet e saj Atlantike.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur pasi të dy qeveritë ndërmarrin reformat e nevojshme për të forcuar sundimin e ligjit, përpjekjet e mëtejshme antikorrupsion, të rriten ekonomitë e tyre dhe të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar.

Të dy vendet duhet të qëndrojnë të përkushtuar në agjendat e tyre përkatëse të reformës dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e tyre në këtë drejtim

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet