Policia: Tre shpërthime me bomba në Austin, mund të jenë të lidhura

Policia thotë se tre shpërthime të fuqishme të tre pakove që u aktivizuan në shtëpi të ndryshme në Austin të Teksasit këtë muaj, janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Shefi i Policisë së Qytetit, Brian Manley e bëri këtë pohim të hënën në një konferencë për shtyp. Më herë të hënën, një nga pakot me bombë shkaktoi vdekjen e një adoleshenti dhe plagosi një grua. Nga një sulm i ngjashëm gjeti vdekjen një burrë në një pjesë tjetër të qytetit këtë muaj, siç thanë autoritetet. Pak pasi shefi i policisë Manley njoftoi për dyshimet se shpërthimi i së hënës në mëngjes mund të kishte lidhje me atë të dy marsit ku gjeti vdekjen një 39 vjeçar, autoritetet nxituan në vendndodhjet e shpërthimit të tretë, ku u plagos rëndë një grua tjetër.

Autoritetet i bënë thirrje publikut që të lajmërojë policinë nëse marrin pako që nuk i presin. Shpërthimet e fundit ndodhin ndërsa në qytet mbahet festivali i muzikës, filmit dhe teknologjisë “South by Southwest” që sjell çdo vit rreth 400 mijë vizitorë në Austin. /VOA/

 

Të tjera

Abissnet