Policia shoqëron 3 persona për torturimin e fëmijës në Librazhd, ja çfarë thotë babai

Pas lajmit që qarkulloi dje në media për keqtrajtimin e një fëmije të mitur nga xhaxhai i tij në një fshat të Librazhdit, policia ka shoqëruar tre persona.
Sipas njoftimit të bërë publik ditën e sotme shpjegohet se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babanë e djalit 6-vjeçar.
Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.
Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet