Policia mohoi dhunën ndaj Enea Ftojit, por kjo foto tregon se i riu është masakruar

Ndonëse Policia në versionin e dhënë mohoi të jetë përdorur dhunë ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoj, faktet tregojnë të kundërtën.

Në këtë foto të publikuar nga “Diell-online.al” i riu shfaqet i shtrirë përtokë, me shenja të dukshme dhune në pjesën e kokës.

I riu ka ndërruar jetë në ambientet e komisariatit e Policisë së Korçës. Enea Ftoj ishte arrestuar më datë 14.05.2018 me akuzën për “vjedhje me dhunë”, pasi i kishte marrë varësen prej floriri një qytetareje.

Policia thotë se nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Por familjarët e të ndjerit nuk besojnë në versionin e dhënë nga policia duke pretenduar se ai është dhunuar nga uniformat blu.

Tanimë fjalën e fundit mbi rastin pritet ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes, dhe faktin nëse 27-vjeçari është dhunuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet