Policia me njoftim zyrtar: Nikola Gruevski ka dalë nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit

Policia e Shtetit ka dalë me komunikatë zyrtare në lidhje me atë që diskutohej më herët, se Nikola Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë, mund të ketë dalë nga pikat kufitare të Shqipërisë.

Nga policia është thënë se Gruevski ka dalë nga një pikë kufitare e Shqipërisë e se ish-kreu i qeverisë së Shkupit ka dalë nga Honi i Hotit, në Shkodër, duke ikur në drejtim të Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu

përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet