Policia: Ja çfarë ishte duke bërë 34-vjeçari në servisin e celularëve

Policia e kryeqytetit në një njoftim zyrtar, ka njoftuar arrestimin në flagrancë të shtetasit Genti Hoxha, 34 vjeç.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se po prodhonte lëndë plasëse në dyqanin e tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën “Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambientin dyqan riparim celularësh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rëndë shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materiale proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal.

Të tjera

Abissnet