Policia italiane sekuestron një sasi të madhe droge që vinte nga Spanja, arrestohen tre shqiptarë (Emrat)

Publikuar më 24. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge që vinte nga Spanja, si edhe kanë arrestuar tre shqiptarë të cilët ishin duke e trafikuar. Shqiptarët e arrestuar janë Vital Meco, 43- vjeç, banor në Cento; Tonin Bibaj (33 vjeç) dhe Alfred Gjoka (36 vjeç), ku në shtëpinë e tij u gjet edhe 70 gram hashash), banor në provincën e Savona (Alassio dhe Andora).

Operacioni është kryen në Ferrara, dhe vlera e drogës në treg do të arrinte vlerën e 1 milion euro. Gjithsej është sekuestruar një sasi prej më shumë se një ton marijuanë. Ky aksion u ndërmor nga Ekipi Shtetëror i Policisë Mobile, i koordinuar nga menaxheri Andrea Crucianelli, i cili për disa javë kishte për të punuar për operacionin “Cargo”.

Që nga fillimi i tetorit ata kishin informacion lidhur më këtë sasi droge e cila pre tij të vinte në Itali. Për 20 ditë policia ka monitoruar lëvizjet e grupit, deri kur ata u kapën në mesnatën e ditës së dielë. Një automjet i rëndë që mbante kuti frutash si, mandarina, portokall dhe shegë, brenda kishte dhe tetë pako të mbyllura me 110 kilogram marihuanë.

Mjeti drejtohej nga një shofer spanjoll i identifikuar si Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç. Ai do të pritej nga tre shqiptarë në Itali. Shqiptarët menjëherë më të parë kamionin kanë shkuar pranë tij dhe kanë marrë drogën duke i future ne xhepin e xhaketës shoferit një shumë parsh prej 13.500 euro, pagesa për transportin e drogës nga Spanja në Ferrara. E ndërsa policia ishte ende në pritje, dhe po shikonte lëvizjet e anëtarëve të bandës të cilët me të marrë drogën u ulën diku dhe po hanin shegë pasi i kishin marrë nga kamioni. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë dhe policia ku ka bërë të mundur arrestimin e trafikantëve.

Gjithsej në pranga të policisë kanë rënë 5 persona. Shoferi, tre shqiptarët si dhe menaxheri i identifikuar si Andrea Crucianelli. Tashmë autoritet italiane do të japin dhe masën e dënimit për anëtarët e kësaj bande.