Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, vidhnin sende hidraulike dhe elektrike

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona nën akuzën e vjedhjes, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që të tre këta shtetas vidhnin.

Sipas policisë arrestimet janë kryer pas finalizimit me sukses të operacionin Policor të koduar ”USTAI”. Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm: Arnold Tosku, 18 vjeç, banues në Vlorë. Eraldi Hamzallari, 30 vjeç, banues në Vlorë. Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.