Policia e Shkodrës “shpëton” burrin, 5 orë i bllokuar në borë

Një shtetas nga Shkodra kërkoi ndihmën e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë pasi ishte bllokuar nga dëbora në fshatin Ndërmollas në vendin e quajtura “Ura e Shtrenjtë”. Burri me inicialet M.SH po shkonte për në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

“Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe  pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00  kanë bërë të  mundur gjetjen e shtetasit  të bllokuar në borë,  i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjesëtarët e tjetër të familjes”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet