Policia dhunon studentët e Ekonomikut, dalin pamjet (Video)

Tensione dhe dhunë janë raportuar sot nga dy fakultetet ku studentët kanë vendosur të qëndrojnë të ngujuar. Që prej ditës së djeshme studentët e Fakultetit ët Drejtësisë dhe Ekonomikut kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të ngujohen brenda godinave.

Ndërkohë që tensionet po vijojnë te fakulteti i Ekonomikut, ku ka pasur konfrontime mes studentëve dhe Policisë së Shtetit, dhe këto të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Siç shihet në videon e siguruar nga “Shekulli”, polici konfrontohet dhe godet një nga studentët dhe ky i fundit i shpëton “kthetrave” të oficerit të shtetit falë ndihmës së shokëve të tij.

Polica duket se është urdhëruar për të ndërprerë këtë ngujim të studentëve dhe prej orëve të para të mëngjesit është përpjekur të nxjerrë studentët të dalin nga godinat, por gjithashtu ka ndaluar studentët e tjerë të futen brenda fakulteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet