Policia aksion blic në Vlorë, ja çfarë ka ndodhur

Një aksion blic është bërë ditën e sotme nga uniformat blu në qytetin e Vlorës, ku si pasojë janë sekuestruar 50 kg drogë dhe është shoqëruar një person.

Bëhet e ditur se forca të shumta të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion në këtë qytet dhe operacioni po bëhet për kontroll droge dhe armësh.

Kontrolli nga policia është ushtruar në lagjen “Partizani”, në afërsi të spitalit të Vlorës.

Deri më tani bëhet e ditur se janë sekuestruar 50 kg kanabis dhe gjithashtu është shoqëruar një person, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet