“Polici” largohet nga Portokallia, çfarë po ndodh me spektaklin

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Aktori Florian Binaj mësohet se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” i cili transmetohet në Top Channel.

Dritare.net informon se për shkak të mosmarrëveshjeve, aktori i dhjetëra roleve, sot i komunikoi regjisorit Basha, largimin përfundimtar.

Portokallia duhej të niste në 1 tetor, por pas largimit të Florit, Besit , Erionit etj, nisja e spektaklit është e rrezikuar.