Policët me syze inteligjente mund të identifikojnë kriminelët

Publikuar më 09. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Policia në Kinë mund të arrestojë çdo kriminel apo të kërkuar, nëpërmjet syzeve inteligjente.

Është shtuar një mjet tjetër për survejimin e turmave: syze që mund të identifikojnë fytyrat e njerëzve. Kjo, përsa i përket pregatitjeve për të pritur mijëra vizitorë për Vitin e Ri Hënor.

Pajisjet u projektuan ne laboratoret e kompanisë ‘LLVision Technology’ me bazë në Pekin.

Deri tani pajisjet kanë ndihmuar në kapjen e 7 të kërkuarve si dhe 26 persona, të cilët po udhëtonin me identitete të rreme.

Nëse syzet do të rezultojnë efektive në Kinë, kompania mendon se mund të zgjerojë shitjet edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Europë dhe SHBA.