×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut
Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë fluturime dhe udhëtime me autobus.

Nga një vështrim i faqeve polake që kryesisht kanë sjellë turistë në vendin tonë vitet e shkuara ka nisur promovimi i destinacioneve të tilla si Ksamili dhe Durrësi me paketa all inclusive ose bed and breakfast (hotel dhe mëngjes) që nisin nga 280 euro e arrijnë deri në 500 euro për 9 ditë qëndrim.

Rinisja e shitjes së paketave erdhi vetëm një ditë pasi Bashkimi Europian rekomandoi hapjen e kufijve për disa vende që nuk janë pjesë e BE. Shqipëria edhe pse e penalizuar lidhur me udhëtimin drejt BE të paktën sa i takon politikave të ndërmarra nga ana e Polonisë është trajtuar si një vend ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë dhe pas kthimit nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë 14 ditore.

Agjencitë konfirmojnë se ka interes për Shqipërinë dhe Malin e Zi ashtu sikurse ka edhe për Greqinë dhe Turqinë të cilat kanë qenë destinacione të konsoliduara të tregut polak ndër vite. Në 2019 polakët shënuan rënie të shifrave sa i takon vizitorëve në venin tonë e argumentuar vitin e shkuar me faktin se Shqipëria ishte bërë e shtrenjtë.

Karantina pas kthimit nga pushimet shihet si një pengesë për turoperatorët outgoing pasi janë vetë turistët që refuzojnë të shkojnë në  destinacione ku kthimi do të shoqërohet me izolim. Kjo është arsyeja pse disa agjenci të tjera nuk kanë fokusuar vëmendjen në paketat turistike të Shqipërisë. Në faqen e Apollo që ka edhe grupin e turistëve nordikë që kanë vizituar Shqipërinë nuk ka oferta të minutës së fundit që përfshijnë bregdetin shqiptar. Të paktën ato që dominojnë janë ofertat për në vendin fqinj si Greqia.

Turizmi këtë vit pritet të ketë një ecuri të dobët duke u fokusuar kryesisht tek ai vendas dhe ai tokësor që vjen në pjesën më të madhe nga Kosova. Në vitin  2019 numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë  ishte 6.4 milionë duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra kishte rritjen më të madhe me 18,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme Polonia me 13,9 %. Vitin e shkuar ishin mbi 132 mijë vizitorë nga Polonia ndërkohë që nga Kosova ishin 2.24 milionë vizitorë. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Publikuar më 06.08.2020
Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e c...

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara […]

Lexo më shumë

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Publikuar më 05.08.2020
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime...

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e […]

Lexo më shumë

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

Publikuar më 04.08.2020
BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxj...

BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë në pah mundësine e dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka vlerën 9.5 milion euro. Kjo shumë do të jetë për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve. Impianti do të ndërtohet […]

Lexo më shumë

Që para fillimit të pandemisë, euro zbret në nivelin më të ulët

Që para fillimit të pandemisë, euro zbret në nivelin më të ulët

Publikuar më 03.08.2020
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tr...

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, […]

Lexo më shumë

Standard & Poor’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” por paralajmëron uljen e renditjes

Standard & Poor’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” por paralajmëron uljen e renditjes

Publikuar më 01.08.2020
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S...

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në vlerësimin e saj të fundit. Mirëpo, gjithashtu paralajmëron se, nëse borxhi publik vazhdon rritjen dhe materializohen detyrimet e PPP-ve, atëherë do të mund të ule renditjen vitin e ardhshëm. “Ne mund të ulim […]

Lexo më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, investimi fillon në shtator

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, investimi fillon në shtator

Publikuar më 31.07.2020
Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen ...

Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia në lidhje me ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Ishte ministrja Balluku që nënshkroi marrëveshjen nga pala shqiptare ndërsa kryeministri Rama bëri me dije se investimi 100 milion eurosh fillon nga muaji shtator. “Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e […]

Lexo më shumë

Banka Botërore, 15 milionë euro kredi për Shqipërinë për luftën kundër COVID-19

Banka Botërore, 15 milionë euro kredi për Shqipërinë për luftën kundër COVID-19

Publikuar më 31.07.2020
Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh k...

Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh kredi për Shqipërinë si mbështetje në luftën kundër COVID-19. Financimi do të përdoret për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën e grupeve më të rrezikuara nga virusi. Projekti do të trajnojë stafin mjekësor për të parandaluar infektimet mes tyre. Fondi do […]

Lexo më shumë

Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Publikuar më 30.07.2020
Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të tur...

Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të turizmit 320 miliardë dollarë humbje, në periudhën janar-maj të vitit 2020, bëri të ditur Organizata Botërore e Turizmit, që funksionon pranë Kombeve të Bashkuara. Në një raport të publikuar të martën, organizata tha se kjo humbje është tri herë më e madhe se ajo nga kriza globale […]

Lexo më shumë