Pogradec/ Transportonin 9 emigrantë, arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër

Një person është arrestuar dhe një tjetër po procedohet penalisht, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj.

Shtetasi me iniciale A.V., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, është arrestuar si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”..

Sipas uniformave blu, gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec, në mjetin me drejtues shtetasin A.V, u konstatuan 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit V.M, u konstatuan 2 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë

Kapen duke transportuar 9 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në drejtim të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar ilegalisht kufirin kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec.Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si dhe gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec, në mjetin me drejtues shtetasin A.V, u konstatuan 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit V.M, u konstatuan 2 shtetas të huaj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet