Poetja iraniane merr çmimin PEN

Publikuar më 11. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Poetja Bahai, Mahvash Sabet, e cila ishte e burgosur për rreth një dekadë në Iran, është përzgjedhur si Shkrimtarja Ndërkombëtare e Guximit 2017.

Poeti irlandez, Michael Longley, ka nderuar shkrimtaren me këtë titull në ceremoninë e çmimeve PEN. Longley është fitues i këtij çmimi, megjithatë poeti e ndau me Sabet e cila ishte përballur me persekutime. Ai ndihej i “përulur” për të ndarë çmimin PEN me poeten, duke thënë se ajo është “në zemër shkrimtare e vargjeve të i këndon bukurive të botës”. /Rel/