Podgoricë, rrufeja godet avionin, detyrohet të ateroj në Sofje

Mbrëmë mbi aeroportin e Podgoricës, rrufeja ka goditur avionin e kompanisë Ryanair, i cili po fluturonte në linjën Stockholm-Podgoricë, bënë të ditur e përditshmja malazeze “Vijesti”.

Avioni ishte bërë gati për të ateruar në aeroportin Golubovci të Podgoricës rreth orës 20:00, por për shkak të motit të keq, ai po fluturonte mbi pistë në pritje të lejes për aterim. Në këto momente goditet nga rrufeja, dhe për shkak të dëmtimit teknik, fluturimi u drejtua drejt kryeqytetit bullgar, Sofje, ku është edhe shërbimi teknik i kompanisë Ryanair.

Avioni ka ateruar pa problem në Sofje, pas orës 21:00.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet