Po përsëriten detyrimet e prapambetura

Koço Broka

Rrethi i Zapatës, detyrimet e prapambetura…dhe efekti i tyre. Historia po përsëritet. Për këtë flet një ndër problemet e mëdha ekonomike të qeverisjes aktuale. “Detyrimet e prapambetura, përfshirë ato të pushtetit vendor,-sipas FMN-se -çmohen se janë sa 1,5 për qind e PBB-së në fund të muajit shtator 2018”. Të dashur miq! Në fjalën e parë të tij, kryeministri Z. Edi Rama është ndalur në detyrimet e prapambetura të krijuara nga Qeveria paraadhëse duke nënvizuar: “Postuar më: 13. Shtator 2013. “Qeveria dhe biznesi janë dy palë, po ekonomia e Shqipërisë është një dhe ne do t’i japim fund keqtrajtimit të sipërmarrësve, duke filluar nga dhënia fund e marrëzisë së faturave të papaguara apo të TVSH-së së parimbursuar. Efekti zinxhir i moskorrektesës së qeverisë me biznesin në këtë lëmë të detyrimeve të ndërsjella – për të përdorur terma shumë të butë -, ka bllokuar tërësisht zinxhirin e ekonomisë.”

Megjithatë para dy javësh ekipi i FMN-së do të tërhiqte vëmendjen: “Rritja e detyrimeve të prapambetura buxhetore që nga 2016 duhet të trajtohet pa vonesë. Detyrimet e prapambetura, përfshirë ato të pushtetit vendor, çmohen se janë sa 1,5 për qind e PBB-së në fund të muajit shtator 2018. Parandalimi dhe mbajtja e tyre nën kontroll kërkojnë fuqizim të parashikimit të të ardhurave dhe menaxhimit të likuiditetit dhe përmirësim të sistemeve të kontrollit mbi angazhimet, sidomos nga ARRSH-ja. Rimbursimi në kohë i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) është me rëndësi për të krijuar besim te administrata tatimore dhe te funksionimi i sistemit të TVSH-së”-Nga deklarata “Shqipëri: Deklaratë përmbyllëse e ekipit për Misionin e Nenit IV për vitin 2018, nëntor 2018″.

Sipas publikimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rezulton se, pasi kostoja e shërbimit të borxhit preku nivelin më të ulët dysheme, për vitin 2018 rifilloi rritja e tyre, dhe në fund të 10 mujorit, krahasuar me një vit më parë pati një shtesë prej 5589 milionë lekë, duke arritur nivelin e 29710 milionë lekë. Një shtesë të madhe patën dhe ripagesat e principalit të borxhit të jashtëm, që në fund të 10 mujorit rezultuan 49979 milionë lekë ose me një shtesë prej 24839 milionë lekë…krahasuar me një vit më parë”. Kjo kërkon informim nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, se ç’pjesë e borxhit të ri prej 500 milionë euro është përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura apo shlyerje të borxhit që i kishte ardhur koha për tu paguar.

Sipas Kryeministrit z Edi Rama, duke përdorur terma shumë të butë “Efekti zinxhir i moskorrektesës së qeverisë me biznesin në këtë lëmë të detyrimeve të ndërsjella – bllokon zinxhirin e ekonomisë”. Atë nuk mund ta shpëtojnë PPP. Lidhur me to ekipi i FMN-se deklaroi “Rritja e shpejtë e partneriteteve publike private (PPP) i ka rritur risqet fiskale”. / Postoi në FB: Koço Broka

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet