Po minohet Reforma në Drejtësi

  1. Është për të ardhur keq që në rrjete sociale apo Facebook del vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Apelit, në një vendimmarrje me shumicë anëtarësh, dhe pakicë mendimesh, të dy gjyqtarëve, ku vetë gjyqtarët kërkojnë të shfajsojnë veten e tyre dhe t’ja hedhin fajin shumicës vendimmarrëse! Vendimi merret në dhomë këshillimi pa pjesëmarjen e palëve dhe mendimi i pakicës depozitohet i arsyetuar në sekretarinë e gjykatës dhe nuk mundet kurrsesi të bëhet publik me përjashtim të Kolegjit Penal që do të gjykojë çështjen mbi bazën e rekursit, nëse ushtrohet kjo e drejtë.
  2. Është për të ardhur keq edhe deklarata e Ministrit të Brendshëm, kur ushtron presion me burg apo veting mbi gjyqtarët, çka po minon Reformën në Drejtësi, aq të dëshiruar për ndarjen apo pavarësinë e sistemit të Drejtësisë nga Ekzekutivi….
  3. Është për tu diskutuar nëse Ligji Procedurial Penal ka fuqi prapavepruese, ndërkohë që ka hyrë në fuqi ligji 35/2017 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me gjykimin e shkurtuar, kur vepra penale ka në sanksionin e saj “Burgim të përjetshëm” ….ndërkohë që çështja objekt gjykimi në Gjykatën e Apelit po gjykohej me 5 gjyqtarë, me ligjin procedurial penal të vjetër!

Debatet online

Brikena Kasmi: Kam thënë që nëse bëhet publik vendimi ndihmon në krijimin e opinionit. Foton e vendimit qe ti ke marrë, është qarkulluar për njohje për publikun. Që të mos ketë situata diskreditimi të vendimmarrjes së gjyqtarëve të ndershëm dhe që merren çdo ditë me përbaltje. Nuk e ke kuptuar postimin, por diskutimi i këtij vendimi kërkon patjetër një emision televiziv debati konstruktiv

Saimir Vishaj: Gjyqtarët heshtin dhe kanë frikë ndaj presionit të ekzekutivit, imagjino çfarë vendimesh presim ne nga trupa gjyqësore, të cilët tashmë e tutje do të ndëshkojnë dhe jo të japin drejtësi.

Shpetim Kodhelaj:  Në vendimmarrjen që u dha nga trupa gjyqësore për Dritan Dajtin, në radhë të parë nuk duhet të bëjnë deklarata publike për vendimin e dhënë i drejtë apo i gabuar nga Ministrja e Drejtësisë ose Ministri i Brendshëm, se është e pajustifikueshme, sepse ato janë në detyrë me natyrë partiake. K.L.GJ është ajo që do të shohë atë vendim, nëse është i analizuar me faktet provuese.

*Saimir Vishaj, anëtar i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi  

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet