Po luante pranë lumit Kir, mbytet 5-vjeçari

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në kohën që 5-vjeçari ishte duke luajtur pranë lumit Kir.
I mituri është nxjerrë nga familjarët e tij nga lumi dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës. Por nuk ka patur mundësi shpëtimi për 5-vjeçarin, i cili ka mbërritur pa shenja jete në spital.