
The Rolling Stones dhe Paul McCartney janë 2 nga 1500 artistë nga Britania që kanë kërkuar mbështetje urgjente për të ndihmuar skenën muzikore. Ata i janë bashkuar artistëve të tjerë si Ed Sheeran apo Dua Lipa për t’i shkruar një letër të përbashkët Sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, duke e paralajmëruar se sektori i muzikës live në Britani është në rrezik për humbje masive të vendeve të punës dhe mungesë të pagave.
Sipas një studimi nga Media Insight Consulting industria e muzikës live në Britani ka punësuar 210 mijë njerëz dhe kontribuon me 4.5 milion paund në ekonomi.
“Muzika live ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e fundit. Por, pa një mbështetje financiare nga qeveria, e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në këtë industri duket e zymtë. Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore”, kanë shkruar artistët në letrën e tyre.
Dua Lipa ka shprehur mbështetje publike për këtë fushatë të artistëve, duke publikuar një video nga performancat e saj të shkuara në një koncert. “Industria ka nevojë urgjente për mbështetje nga qeveria në këtë periudhë të përkohshme, përpara se të gjitha vendet e ndryshme, festivalet dhe promovuesit të jenë gati dhe në gjendje të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur”, ka shkruar Dua.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply