
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, në zonën e Balladresë. Sipas informacioneve të para, mësohet se ka mbetur i plagosur Hilë Gjoni.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa ka hipur në makinë. Gjini është qëlluar me dy plumba në bark.
Po ashtu mësohet se autori i dyshuar është identifikuar dhe është banorë i të njjëst zonë, me inicialet Gj. Gj.
I plagosuri thashmë ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën
Sakaq policia po punon për kapjen e autorit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply