×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese.

VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit.

Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, por brenda partive do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar.

“Me votimin e ‘ndryshimeve kushtetuese’ në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe një herë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre të pakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugën drejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit. Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës së brendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi, një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmi programor e politik të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitet drejt autokracisë së konsoliduar”, thuhet në deklaratë.

 Duke u ndalur te debati mbi listat, “Vetëvendosja” shprehet se një hapje e pjesshme e tyre nuk do të ketë asnjë efekt demokratizues brenda apo jashtë partive.

 “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mospajtime e kritika përmbajtësore e formale ndaj ‘ndryshimeve kushtetuese’. Listat e hapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakisht nuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm. Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha në Shqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjë efekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre”, thuhet në deklaratë.

“Brenda partive listat e hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar. Do të nisë fushata e brendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madhe prej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjes së votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes së votave brenda partisë. Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më i madh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesisht injorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit të partisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes së listave në shumë vende”, vijon deklarata.

 Mandej, në deklaratën e “Vetëvendosjes” sillet në vëmendje shembulli i Kosovës që dëshmon se listat e hapura nuk kanë demokratizuar partitë, apo të zvogëlojnë rolin e kryetarit.

“Shembulli i Kosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuar demokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe as zvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është Lëvizja VETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri në Kuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizma demokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhe sulmet ndaj Lëvizjes”, deklaron VV.

“Jashtë partive, ‘ndryshimet kushtetuese’ kështu siç u bënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja. Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, i dyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtë partive të vjetra. Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën ‘D’Hondt’ për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë e vjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuar gjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë me argumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me ‘stabilitete’ të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbi padrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim, drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull”, thuhet ndër të tjera.

 Në fund të deklaratës Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri denoncon atë që e konsideron si “lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin. Megjithatë, dija dhe përvoja na tregojnë se zullumi këputet kur trashet. Sa më të vështirë ta bëjnë ndryshimin, aq më të domosdoshme do të na e bëjnë punën organizative dhe vetëdijësimin krah për krah me qytetarët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ja kërkesa për kolegët

Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ja kërkesa për kolegët

Publikuar më 21.09.2020
Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, mbyllur sigurisht ...

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, mbyllur sigurisht pa dakordesi mes paleve, Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik. Me nje kerkese, ajo u drejtohet kolegeve te ketij Keshilli, duke e njoftuar per mbledhjen qe deshiron te mbahet te marten ne oren 12:00. Kërkesa Të nderuar kolegë, Ne vijim te mbledhjes […]

Lexo më shumë

Edi Rama dhe dialogu për detin, media greke: A do të guxojë kryeministri shqiptar të hapë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve

Edi Rama dhe dialogu për detin, media greke: A do të guxojë kryeministri shqiptar të hapë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve

Publikuar më 21.09.2020
Media greke Kathemerini i ka kushtuar së fundmi një artikull...

Media greke Kathemerini i ka kushtuar së fundmi një artikull çështjes së detit, marrëdhënies së kryeministrit Rama me Erdogan, vizitës së tij në Greqi dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë mbi zhvillimet e fundit. Të premten, më 11 shtator, Edi Rama inspektoi ndërtimin e disa shtëpive në një zonë të Tiranës në mëngjes, për të […]

Lexo më shumë

Thaçi dhe Rama rrezohen vetëm nga Stambolli!

Thaçi dhe Rama rrezohen vetëm nga Stambolli!

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka shumë ide e studime se si vdes një demokraci. ...

Alban Daci Ka shumë ide e studime se si vdes një demokraci. Në të kaluarën jemi mësuar se demokracitë mund të vdesin përmes shesheve e marshimeve. Ndoshta i vetmi që e bëri të mundur një të tillë ishte Musolini me marshimin e tij të famshëm në Romë në vitin 1922. Të tjerë duke u frymëzuar […]

Lexo më shumë

Propozimi i Rudina Hajdarit: Të hapen listat 100% , pres ta diskutoj këtë pikë të martën

Propozimi i Rudina Hajdarit: Të hapen listat 100% , pres ta diskutoj këtë pikë të martën

Publikuar më 20.09.2020
Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka shk...

Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka shkruar një propozim në të cilën vë në dukje idenë për hapjen me 100 % të listave zgjedhore. Duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, Hajdari shton se do të donte që të […]

Lexo më shumë

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Publikuar më 18.09.2020
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propo...

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propozimit të PS për amendimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Bojken Abazit, PS në bashkëpunim me ‘heshtjen’ e PD, LSI dhe Nismës po vendosin prag të dyfishtë në kombëtar dhe dhe lokalë e cila sipas tij është e ‘padëgjuar në botën demokratike, me gjasë dhe në botën jodemokratike’. […]

Lexo më shumë

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Publikuar më 18.09.2020
Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro d...

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro deputetë të tjerë, i kanë nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku i kanë kërkuar autoriteteve që të mos depërtojnë shtetasin turk Selami Simsek drejt Turqisë dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë. Strugariu thekson se “ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të Burimeve Njerëzore mund […]

Lexo më shumë

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 18.09.2020
Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjel...

Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjellë së bashku drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, do të mbahet në 10 nëntor në Sofje, Bullgari, kur duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, citon Europe Western Balkans. KE thotë se plani është duke u hartuar […]

Lexo më shumë

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Publikuar më 18.09.2020
Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot m...

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot me nje mesazh te forte mbeshtetes per krijimin e nje gjykate kushtetuese funksionale. Me nje shenim ne llogarine e saj ne Twitter, ajo falenderon kreun e shtetit, Meta, dhe kryeparlamentarin, Ruci, qe bene te qarte se vendi duhet te kete tani nje gjykate kushtetuese funksionale. […]

Lexo më shumë