Plumb shqiptarit në një bar nate në Itali

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në mbrëmjen e shkuar në komunën Pioltello në provincën e Milanos.

Mësohet se shqiptari ka mbetur i plagosur, duke marrë një plumb në gjoks gjatë një shkëmbimi me arme zjarri rreth orës 20.00 të një nate, në një bar të kësaj qyteze.

Raportohet se i plagosuri është një 40-vjeçar, i cili po kurohet në spitalin San Raffaele të Milanos, fatkeqësisht thuhet se ai është në rrezik për jetën e në prognozë të rezervuar.

Mediat lokale informojnë se autoritetet italiane po hetojnë mbi gjithçka ka ndodhur dhe nuk ka bërë publik identitetin e shqiptarit të plagosur rëndë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka telekamera sigurie të cilat, mund të zbardhnin se çfarë ka ndodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet