Plas sherri në studio, burri i ministres Besa Shahini sulmon zyrtarin e Vetëvendosjes (Video)

Një sherr ka ndodhur gjatë një transmetimi televiziv në Kosovë, ku bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Haki Abazi.

Gjithçka ka ndodhur pas një debati televiziv në ambientet e televizionit T7, në emisionin “Pressing”.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vetë drejtuesi i emisionit, Leonard Kerquki, i cili për shkak të sherrit ka thënë se nuk mund ta vazhdonte me transmetimin dhe ky i fundit tha se për incidentin kishte njoftuar edhe policinë.

Zyrtari i VV Haki Abazi pretendon se kur ka qenë në korridor, në dalje të studios bashkë me Rexhep Hotin, Dardan Molliqaj i ka shkuar me zë kërcënues, ndërsa shoqëruesi i tij e ka kapur nga duart dhe më pas ka filluar përleshja fizike.

“Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin, dhe ata më kanë sulmuar”, tha Abazi. Sipas Abazit, lidhur me rastin Leonard Kerquki, e ka njoftuar Policinë.

“Pas emisionit unë kam qenë duke dalë me Hotin duke dale nga studio, në përfundim të korridorit ka ardhë Dardani me përcjellësin e tij, nuk e di kush është, Dardani mi ka kapë duart dhe ai përcjellësi I tij më ka kapë për qafe dhe ka nisë përleshja, unë kam tentua të lirohem dhe jam kthyer në studio dhe njerëzit nuk  kanë arë çka ka ndodhë. Po, me përcjellësin e tij, unë vetëm dhe Rexhep Hoti ka qenë me mu”, ka thënë Abazi.

Vetë bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj përmes një statusi në “Facebook”, thotë se jashtë studios nuk ka ndodhur asnjë incident.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, shkruan Molliqaj.

Por Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar përmes një deklarate ku shkruan se: “Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive”.

“Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë. Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht.

Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë. Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike”, thuhet në njoftimin e VV.

PRESSING

PRESSING

Posted by T7 on Wednesday, September 11, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet