×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Plas sherri mes të rinjve, 16-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, në Pogradec, ku një 16-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.I lënduari, shtetasi me inicialet R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është arrestuar autori i ngjarjes si dhe në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Njoftim i policisë

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, falë reagimit të shpejtë të policisë kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë – Greqi, në pranga një shqiptar

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë – Greqi, në pranga një shqiptar

Publikuar më 21.09.2020
Është goditur një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës dhe...

Është goditur një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës dhe Greqisë, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar. Operacioni u zhvillua në Maratonë të kryeqytetit grek. Janë sekuestruar gjithsej 122 kilogramë e 590 gramë marijuanë dhe 970 euro. Droga ishte e ndarë në dy furgonë, njëri që kishte një drejtues shtetas grek 63 vjeç […]

Lexo më shumë

U qëllua në mes të plazhit në Itali/ Zbulohet emri i shqiptarit në shënjestër

U qëllua në mes të plazhit në Itali/ Zbulohet emri i shqiptarit në shënjestër

Publikuar më 21.09.2020
“Selavdi Shehaj, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, shoqë...

“Selavdi Shehaj, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, shoqërues i pronarit të institucionit të plahit” Bora Bora Beach “në bregdetin e Sirenave në Torvaianica është njeriu i plagosur në pritë në plazh dje në 10 të mëngjesit i cili krijoi panik ​ mes notarëve. Burri sapo kishte mbaruar vuajtjen e një dënimi shtëpiak dhe ka disa rekorde […]

Lexo më shumë

Prokuroria kërkon burgim përjetë për gruan dhe të dashurin e saj që vranë nënë e bir

Prokuroria kërkon burgim përjetë për gruan dhe të dashurin e saj që vranë nënë e bir

Publikuar më 21.09.2020
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin burg përjetë për dy p...

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin burg përjetë për dy personat e dyshuar për vrasjen makabër të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit. Dy shtetasit Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasin akuzohen se vranë dhe më pas dogjën nënë e bir, duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në janar të 2018 dhe […]

Lexo më shumë

Akuzohet për vrasjet në Elbasan, lihet në burg Erion Alibej

Akuzohet për vrasjet në Elbasan, lihet në burg Erion Alibej

Publikuar më 21.09.2020
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 34-vje...

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 34-vjeçarin Erion Alibej, i arrestuar për vrasjet e ndodhura në korrik të 2020. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 34 –vjeçarin, i cili dyshohet të jetë porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ai cilësohet si organizatori dhe porositësi i […]

Lexo më shumë

OFL ‘troket’ në Elbasan, kush janë 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (Emrat)

OFL ‘troket’ në Elbasan, kush janë 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (Emrat)

Publikuar më 21.09.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi. Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën gruaja, burri në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën gruaja, burri në gjendje të rëndë

Publikuar më 21.09.2020
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani...

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasja  Hatixhe Delaj, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Emirajn Delaj, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Referuar raportimeve të para mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe […]

Lexo më shumë

Aksident në Peqin, humb jetën një person

Aksident në Peqin, humb jetën një person

Publikuar më 21.09.2020
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rënd...

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mesditën e sotme. Sipas informacionve paraprak mësohet se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, […]

Lexo më shumë

U arrestua më armë, Fjolla Morina është shtatzënë

U arrestua më armë, Fjolla Morina është shtatzënë

Publikuar më 21.09.2020
Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares ...

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjarri me 23 fishekë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzënë. Pavarësisht këtij elementi të ri që […]

Lexo më shumë