Plas sherri mes dy të rinjve në Vlorë, plagoset me sende të forta një person

Një sherr mes dy të rinjve për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshtimë të Vlorës. Dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një zënkë e momentit që ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Raportohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e plagosjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet