Plas në Greqi, dy ish-kryeministra akuzohen për korrupsion

Duket se atmosfera politike në Greqi është nxehur shumë, edhe pas demonstratave masive të ndodhura në lidhje me emrin “Maqedonia”. Prokurorët grekë kanë dërguar në parlament dosja korruptive, ku përfshihen edhe dy ish-kryeministra të Greqisë, sikundër edhe tetë ministra të qeverive më herët. Kryeministrfat e përfhirë në hetime janë Antonis Samaras, kreu i qeverisë helene nga viti 2012 – 2015 dhe Panajoitis Pikramenos. Ky i fundit ka drejtuar qeverinë e punës nga maji deri në qershor 2012.   Sa u përket ministrave ata kanë drejtuar dikasteret e shëndetësisë, ekonomisë dhe zhvillimit, nga 2006-a deri në 2016. Dosja përfshihet në atë që quhet si “pista greke e skandalit Novartis”. Kolosi shumëkombësh farmaceutik me seli në Zvicër, po hetohet për pagesa prej qindra milionjë dollarësh në gjithë botën, me qëllim që të dominojë në tregjet e barnave.

Për Greqinë, dyshohet se Novartis, u ka paguar rryshfete 4 mijë mjekëve, që të favorizonin medikamentet e shumëkombëshes. Kreu i prokurorisë antikorrupsion dhe dy prokurorët që po e asistojnë, thuhet se kanë gjetur shenja për mitmarrje dhe abuzim me detyrën të dhjetë ish- zyrtarëve të lartë, përfshirë dy ish kryeministrat. Prokuroria po shqyrton edhe akuzat e mundshme për pastrim parash. Sipas ligjit grek, kur gjatë hetimeve implikohen emra personash që kanë shërbyer apo shërbejnë si ministra, dosja duhet t’i kalojë parlamentit. Është parlamenti që heton nëse zyrtarët kanë kryer apo jo vepra penale. Ky është skandali i dytë i madh ku sillen të përfshirë ish zyrtarë të lartë grekë. Në korrik të vitit të kaluar gjykata e Athinës shpalli fajtor një ish ministër socialist të transportit dhe telekomunikacioneve. Tasos Mantelis përfundoi i gjykuar.

 

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet