“Plas” korrupsioni sheshit në Universitetin e Elbasanit/ Studentët kërcënojnë t’u djegin makinat pegadogëve

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Eno Shkëmbi

Është klasifikuar si një nga universitetet më të korruptuara jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë pasi kryeson listën i pari. Përpos qytetit antik që nuk i ngjet fare, ky universitet nuk duhet të mbajë mbi shpinë një qytet si Elbasani, pasi e deformon shumë.

Ky ‘han i pistë’ universiteti ka në përbërje lekistët më të mëdhenj në Shqipëri dhe këta janë pedagogët, me vilat e tyre në gjithë vijën bregdetare, nga Shkodra deri në Sarandë dhe këto lekë i kanë bërë duke vjedhur studentët. Çmimet për një provim variojnë nga 100€ deri 450€.

Ky është skandali që e shoqëron këtë universitet vite me radhë. Korrupsioni tani është bërë i zakonshëm pasi pedagogët, ka pasur raste, e kanë thënë edhe në auditor me 80 studentë dhe s’iu bën më përshtypje kjo gjë, pasi kanë mik të fortë në qeveri. Të krimburit e dynjasë tani pandehin edhe vilat e tyre, pasi kanë filluar punimet, u duhen disa € , në këtë kohë provimesh, që ti mbarojnë me sukses vilat e tyre.

Një pedagoge e universitetit qendror është dëgjuar nga studentët duke thënë:

Do të bëjmë edhe ndonjë pishinë i dashur, na duhen ca lekë tani…kam nja 6 sot që do vijnë tek zyra”.

Studentët kanë reaguar dhe disa prej tyre kanë marrë edhe angazhime për t’u djegur makinat, pedagogëve të korruptuar.

Njeri u shpreh:

“Jam me rezultate të larta, nuk e di pse nuk ma jep, provimin, nuk mora pjesë në mitingun e partisë së pedagoges dhe ajo më ka marrë inat”.

Kjo torturë ndaj studentëve duket se nuk mbaron kurrë. Korrupsioni ka mbytur këtë universitet me emër dhe kupola e madhe e krimi ka kohë që është bërë pjesë e Shqipërisë dhe është pa limit, paçka se propaganda llomotit në ajër./ Shkrim nga një student i Universitetit të Elbasanit për JOQ.al/