Plani i Australisë: Të bëhemi eksportuesi më i madh në botë i kanabisit!

Qeveria australiane tha se së shpejti do të jetë eksportuesi kryesor botëror i kanabisit për qëllime mjekësore. Australia planifikon të ndryshojë legjislacionin, për t’u bashkuar me Kanadanë dhe Holandën, që i shesin prodhimet e tyre përtej tregjeve të brendshme. Uruguai dhe Izraeli kanë njoftuar plane të ngjashme.

“Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha se ky legjislacion i ri do të ndihmonte gjithashtu pacientët vendas”, raporton BBC. “Qëllimi ynë është shumë i qartë: T’u japim mundësi fermerëve dhe përpunuesve shansin më të madh për të qenë eksportuesit më të mëdhenj në botë”, tha më tej ministri Hunt. Ndryshimi i ligjeve do të kërkojë miratimin e parlamentit. Kjo mund të ndodhë sa më shpejt, që në shkurt, me mbështetjen e laburistëve në opozitë. Australia legalizoi përdorimin e kanabisit medicinale në vitin 2016. Përdorimi i drogës për argëtim mbetet i paligjshëm.  /Lapsi.al/

Të tjera

Abissnet