Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Territori shqiptar gjatë paradites së sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta. Por në orët e mesditës dhe në vijim parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i zhvendosur vranësirat drejt zonave malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -4°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 5 ballë.

Ndërsa në ditën e diel, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga -2 gradë C deri në 17 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriore-Verilindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet