
Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, ku si pasojë e armës së zjarrit mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, ndërkohë që me sende të forta u lëndua roja i pallatit.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas hetimeve, janë vënë në pranga të dy ortakët Alber Allmuça dhe Sino Llanaj. Më tej sqaron se personi që ka gjuajtur me armë është identifikuar. Ende nuk është bërë arrestimi i tij, kështu është shpallur në kërkim.
Llanaj akuzohet për goditje për shkak të detyrës, ndërsa Allmuça vetëm për moskallëzim të krimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”; S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply