Plagosi me thikë të riun, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm një 25-vjeçar nën akuzën e plagosjes. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Ergys Metani, banues në Tiranë.
Ai akuzohet se, ditën e djeshme ka plagosur me thikë 21-vjeçarin E.Z.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një “thikë” si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

Të tjera

Abissnet