Plagoset me armë 26-vjeçari në Tiranë, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit”. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar, me inicialet E.K.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.50 dhe se 26-vjeçari është qëlluar në këmbë. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet